Arrestohet 38-vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten

Një 38-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare.

Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ngjarja ka ndodhur më 13 gusht 2026, rreth orës 15:20.

Zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.M. (38), banues në një fshat të rajonit të Kumanovës, pas denoncimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari është dërguar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të paraqitet kallëzim përkatës.