DJ Gimbo festoi më 13 gusht 26-vjetorin e lindjes, duke ndarë në rrjetet sociale një mesazh falënderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij.
Mes urimeve të shumta nga miqtë dhe fansat, vëmendjen e mori ai i Gjestit, i cili shkroi: “Urime baba këtu! Edhe shumë të tjera bashkë, edhe shumë të tjera afër familjes, edhe shumë të tjera me suksese”.
Gjesti/Instagram
Urimi i Gjestit tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, duke reflektuar raportin e afërt shoqëror dhe profesional mes tyre.
Një urim publik nuk mungoi as nga Selin, e cila ndau fjalët e saj më të ëmbla për ditëlindjen e partnerit. /Telegrafi/
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.