“Përse burri yt nuk poston kurrë fotografi me ty”, Vesa Vllasaliu me përgjigje direkt për ndjekësin

Vesa Vllasaliu ka tërhequr vëmendjen me një përgjigje të drejtpërdrejtë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, ku u pyet për lidhjen me futbollistin Mirlind Daku.

Një prej ndjekëseve e pyeti Vesën pse Daku nuk publikon fotografi të përbashkëta me të dhe pse në rrjetet sociale nuk është shumë aktiv në shfaqjen e lidhjes së tyre.

Vesa iu përgjigj me humor dhe ironi: “A qaq n’fiksim e paske a? S’ka nevojë me dhënë shenjë se të gjithë e dinë”.

 Foto: Instagram

Me këtë përgjigje, ajo bëri të qartë se nuk e sheh të nevojshme që lidhja e tyre të dëshmohet përmes postimeve apo fotografive në rrjetet sociale.

Sipas saj, marrëdhënia e tyre është e njohur për publikun dhe nuk ka pse të shoqërohet vazhdimisht me ‘shenja’ online.

Vesa dhe Mirlind Daku prej kohësh janë në vëmendjen e publikut për lidhjen e tyre, ndërsa të dy janë prindër të një vajze.

Vllasaliu herë pas here ka ndarë momente nga jeta e saj personale, por duket se çifti preferon të mos e ekspozojë vazhdimisht marrëdhënien në rrjetet sociale. /Telegrafi/