Në 25-vjetorin e krimeve të luftës në Luboten, BDI ka përkujtuar dhjetë civilët shqiptarë që humbën jetën më 12 gusht të vitit 2001, mes tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se plagët e historisë nuk mbyllen duke u harruar, por duke u kujtuar me dinjitet dhe duke mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla. „Kujtimi i tyre na obligon të mbrojmë me vendosmëri paqen, barazinë dhe dinjitetin kombëtar“, shkroi Ahmeti.
Në Luboten homazhe kanë bërë edhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, së bashku me anëtarë të partisë. Ademi tha se 25 vjet pas ngjarjes, përkujtimi i viktimave duhet të shërbejë si mësim për të tashmen dhe brezat e ardhshëm. Sipas tij, paqja nuk është e vetëkuptueshme, ndërsa urrejtja, ndarjet dhe padrejtësia nuk duhet të lejohen të prodhojnë më tragjedi njerëzore. BDI tha se kujtimi i viktimave mbetet obligim për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, të barabartë dhe më të sigurt.
Lajme Luboteni, 25 vjet nga tragjedia! BDI përkujton dhjetë civilët e vrarë



