Policia në Radovish ka privuar nga liria një grua 46-vjeçare pas denoncimit se e ka sulmuar fizikisht nënën e saj 72-vjeçare.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se më 10 gusht, në orën 22:35, policë nga SVR Strumica – OVR Radovish kanë privuar nga liria R.J.N., e cila banon në Radovish.
Sipas denoncimit, ajo në shtëpinë ku banon në Radovish e ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Gruaja është mbajtur në Stacionin Policor Radovish. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të paraqitet kallëzim përkatës.





