Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për rrjedhën e Ibrit.

Vuçiq ditë më parë ka thënë se autoritetet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit, deklaratë kjo që ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, por edhe nga shtete të ndryshme.

Së fundmi, është edhe Demartamenti Amerikan i Shtetit që është deklaruar për këtë rast.

Nga DASH për REL, kanë thënë se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë prioritete të Shteteve të Bashkuara.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ndaj deklaratës së Vuçiqit, sot ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, duke thënë se kjo gjuhë nuk ndihmon në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Klankosova.tv