Lideri i opozitës, Sali Berisha, e konsideron ‘kërcënim të hapur çnjerëzor’ deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër .
“Partia Demokratike dënon me forcë një kërcënim të tillë si akt destabilizues për paqen dhe stabilitetin në rajon’ thuhet në një reagim në facebook të liderit të opozitës.
Lexo edhe:Kongresi i Autoriteteve Lokale i KE: Konsultoni komunitetet, ndryshimet të shoqërohen me autonomi vendore
Më tej në reagimin në facebook Berisha thotë se kërcënimi i fundit i padronit të Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj “dëshmon dhe një herë se Presidenti i Serbomadhisë Vuçiç me imagjinatën e tij të sëmurë është i aftë që në një urrejtje të pakufishme ndaj shqiptarëve të planifikojë përdorimin edhe të etjes si armë genocidale ndaj etnisë së tyre dhe vendit fqinj”



