Ndërsa valët e vazhdueshme të nxehtësisë i shtyjnë temperaturat e verës shumë mbi 46°C, Turpan e ka shndërruar klimën e saj ekstreme në një “ekonomi të nxehtë” në lulëzim, shkruan CGTN.
Qyteti po bëhet qendra më e madhe e testimit të nxehtësisë së thatë në Kinë. Nga panelet fotovoltaike dhe kondicionerët te pjesët e makinave dhe automjetet e plota, mijëra mostra i nënshtrohen provave përvëluese në shkretëtirën Gobi, me mbi 5,000 makina të testuara çdo vit në objektet e rajonit.
Foto nga VCG
Ajo është një industri që tani vlen më shumë se 100 milionë juanë në vit.
Turpan është një qytet dhe rajon në provincën Xinjiang, në Kinën veriperëndimore. Ai ndodhet në Basenin e Turpanit, një nga zonat më të ulëta dhe më të nxehta në botë.
Foto nga VCG
Ai është −154 metra nën nivelin e detit (një nga pikat më të ulëta në Tokë). Klima është shumë e thatë dhe e nxehtë dhe temperaturat verore shpesh kalojnë 40 °C



