Hamza Ameti rikthehet në pozitën e drejtorit të Qendrës për Punë Sociale në Shkup, disa muaj pasi ishte shkarkuar nga detyra nga ish-ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, raporton Zyrtare.net
Ameti, i cili më herët ka drejtuar Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup pas shkarkimit ishte zavendësuar nga Blerina Halimi si UD drejtor, ndërsa tashmë me vendim të ministrise rikthehet në krye të këtij institucioni.
Shkarkimi i tij disa muaj më parë nga ministri i atëhershëm Fatmir Limani kishte shkaktuar reagime në opinionin publik.
Me rikthimin e Ametit, ndryshon sërish drejtimi i Qendrës për Punë Sociale në Shkup.





