Policia arrestoi 4 persona, paraprakishte gjeti marihuanë dhe peshore

Më 9 gusht 2026, rreth orës 01:00, në zonën e Karposhit në Shkup, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria M.D. (42) nga Shkupi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marihuanë, një peshore digjitale me mbetje kokaine, si dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.
Një ditë më parë, më 8 gusht 2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Bukureshti”, në zonën e Karposhit në Shkup, policia ka privuar nga liria D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një vajzë 16-vjeçare, të gjithë nga Shkupi.
Gjatë veprimeve zyrtare, te D.M. janë gjetur dhe sekuestruar një sasi më e madhe marihuane dhe kokainë.

Personat janë mbajtur në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale, me procedurë të shpejtë.