Pamje apokaliptike nga zjarret në Krujë! Pas betejes me flakët, permiresohet situata

Pamje të rënda janë regjistruar nga zjarret në Krujë, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme dhe kanë vënë në alarm banorët dhe strukturat e emergjencave.

Pas një beteje intensive me flakët, situata raportohet të jetë përmirësuar, ndërsa operacioni vijon për izolimin e vatrave dhe vendosjen e plotë të situatës nën kontroll.

Në terren janë angazhuar mbi 280 efektivë dhe forca operacionale, mes tyre mbi 200 efektivë të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Në operacion janë përfshirë 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2, 2 dronë me kamera termike të AKMC-së, një autobot uji dhe një autoambulancë.

Gjithashtu, në zonë është dislokuar Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, për koordinimin dhe monitorimin e operacionit në terren.

Ndërhyrja vijon pa ndërprerje, ndërsa pritet edhe mbështetje shtesë nga bashki të tjera.

🚒🚁 Të gjitha strukturat vijojnë betejën me flakët për mbrojtjen e qytetarëve, banesave, bizneseve dhe mjedisit. 🇦🇱