Një thirrje politike ka tërhequr vëmendjen gjatë një feste të zhvilluar në qendër të qytetit të Lushnjes.
Mes atmosferës festive, një grup të rinjsh kanë nisur të brohorasin kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
“Rama, jep dorëheqjen!”, ishte thirrja që u dëgjua në qendër të Lushnjes, duke kthyer për disa momente një aktivitet festiv në një skenë proteste politike.
Reagimi i të rinjve vjen në një kohë kur pakënaqësia ndaj qeverisë dhe politikave të saj është kthyer në një prej temave kryesore të debatit publik.
Pamjet nga Lushnja tregojnë të rinjtë duke bbrohoritur dhe kërkuar largimin e kryeministrit, ndërsa thirrja “Rama, jep dorëheqjen!” u përsërit në qendër të qytetit.
© SYRI.net



