Spartak Ngjela e ka cilësuar si një ngjarje të madhe kombëtare dhe patriotike një referendum popullor në Kosovë për ndryshimin e emrit të saj në Dardania.
Sipas Ngjelës, ky do të ishte një fitore për gjithë shqiptarinë, duke argumentuar se emrat sllavë të qyteteve dhe zonave shqiptare duhet të zëvendësohen me emra që lidhen me historinë mijëravjeçare të Arbërisë.
Ngjela thekson se Dardania lidhet me historinë e lashtë të Kosovës dhe me dardanët, të cilët ai i cilëson si një fis të shquar të Ilirisë. Ndërsa emrin “Kosovë” e konsideron me prejardhje sllave, me kuptimin “Fusha e Mëllenjave”.
Ai e lidh gjithashtu etimologjinë e emrit Dardani me fjalën “dardhë”, duke e cilësuar atë si një emër të lashtë të trashëguar në gjuhën shqipe.
Në përfundim, Ngjela shprehet:
“DARDANIA sot po vjen me madhështi, si një fitore e madhe e Kosovës dhe e gjithë shqiptarisë. Suksese i urojmë Dardanisë!”



