SKANDAL: Për Vuçiqin, Kisha Serbe është e njëjtë në Pirot dhe Shkup

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkaktuar reagime në publikun maqedonas pasi, në fjalimin e tij të fundit, e vendosi Shkupin në hartën e vendeve ku vepron dhe ekziston Kisha Ortodokse Serbe (KOS).
Gjatë tubimit përkujtimor në Mrkonjiç Grad me rastin e përvjetorit të Operacionit Stuhia, Vuçiç foli për situatën në kishë, duke kritikuar “idetë policentrike” për federalizimin dhe konfederatën e saj.
Sipas tij, ide të tilla janë “vdekje për popullin serb dhe vdekje për Kishën Serbe”.
Ajo që është veçanërisht e diskutueshme për publikun maqedonas është renditja e tij e qyteteve në të cilat, sipas tij, Kisha Serbe është një dhe e pandashme.
“Kisha është e njëjtë në Mrkonjiç, Pirot, Sidnej, Shkup, Frankfurt, Melburn dhe çdo vend tjetër në botë”, tha Vuçiç, duke theksuar se këtë qëndrim e ndante edhe Patriarku i ndjerë Irinej. Në fjalën e tij, Vuçiç kujtoi edhe litanitë në Mal të Zi në vitin 2020, duke akuzuar se në atë kohë disa donin të krijonin një Kishë Ortodokse në Mal të Zi vetëm për të fshirë parashtesën “serbe”.