Një i ri nga Maqedonia është rrëzuar nga një rrëshqitëse gjatë pushimeve në Bodrum të Turqisë dh është lënduar rëndë. Ai ka pësuar frakturë të një rruaze të qafës. Nesër ai do të transportohet nga Turqia në Maqedoni me avionin qeveritar, njoftojnë nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta.
Djali është hospitalizuar në Turqi. Për shkak se bëhet fjalë për lëndim serioz, ai nuk mund të transportohet me fluturim të rregullt komercial, as me automjet. Sot po bëhen përgatitjet e fundit për fluturimin, pasi prindërit e djalit kërkuan ndihmë nga institucionet në Maqedoni për kthimin e tij të sigurt në vend. Maqedonia nuk ka avion mjekësor transporti, prandaj do të përdoret avioni i vogël qeveritar.



