27 paketime marihuanë te i burgosuri në Idrizovë

Policia ka nisur procedurë ndaj një të burgosuri në Burgun e Idrizovës, pasi gjatë kontrollit iu gjetën 27 paketime me marihuanë.

Sipas MPB-së, bëhet fjalë për Z.I. (29) nga Shkupi. Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.TS