Leonardo DiCaprio është fotografuar gjatë pushimeve në Ibiza, ku u shfaq pranë partneres së tij, modeles Vittoria Ceretti, dhe mikut të tij të ngushtë, aktorit Tobey Maguire.
Fituesi i çmimit Oscar, 51 vjeç, tërhoqi vëmendjen me pamjen e tij dukshëm më të dobët, duke rikthyer krahasimet me fizikun që kishte në vitet e hershme të karrierës.
I veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra blu, DiCaprio u pa duke drekuar në restorantin “Nudo”, ndërsa mbante stilin e tij karakteristik me kapele dhe syze dielli, shkruan DailyMail.

/Telegrafi/






