Një rast i rëndë i dhunës në familje ka tronditur Tetovën. Policia ka arrestuar V.M. (32), i cili dyshohet se për ditë me radhë terrorizonte prindërit e tij.
Sipas policisë, ai vazhdimisht i kërcënonte me mjet të mprehtë, ndërsa më 3 gusht, pasi nuk mori para nga familjarët, theu mobiliet dhe tentoi të sulmonte babanë 61-vjeçar me thikë.
I dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal.





