Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), bazuar në gjetjet e përcjella nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), njofton se përdorimi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës pa u deklaruar në etiketë, ose përdorimi i tyre në sasi që tejkalojnë sasinë e deklaruar, përbën mospërputhje me kërkesat ligjore për informimin dhe mbrojtjen e konsumatorit.
MINTI ka njoftuar se duke filluar nga 6 gushti 2026, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkërendim me AUV-në, do të fillojë kontrolle intensive në të gjitha hallkat e zinxhirit të tregtimit, duke përfshirë prodhuesit, importuesit, distributorët, depot, shitësit me shumicë dhe pikat e shitjes me pakicë.



