Aludimet për një krizë në marrëdhënien mes Sarah Berishës dhe DJ PM kanë marrë edhe më shumë vëmendje në rrjetet sociale, pasi dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Në mes të këtyre spekulimeve, DJ PM ka bërë një reagim indirekt përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai publikoi disa fotografi nga performancat e tij, të shoqëruara me mbishkrimin: “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje”.
Edhe pse nuk përmendi emra apo situata konkrete, fraza u interpretua nga ndjekësit si një mesazh që lidhet me zërat për raportin e tij me Sarah Berishën.
Çifti ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të thashethemeve mbi ndarje të mundshme.
Në rastet e mëparshme, ata i kanë hedhur poshtë këto aludime duke u shfaqur bashkë ose përmes reagimeve publike.
Këtë herë, megjithatë, zhvillimet kanë nxitur më shumë dyshime.
Përveç faktit se nuk ndiqen më në Instagram, Sarah u pa e vetme gjatë Sunny Hill Festival, duke shtuar spekulimet për një krisje të mundshme në marrëdhënien e tyre.



