Kaos ne Aeroportin “Nënë Tereza”/ Pasagjerët presin prej orësh për bagazhet

Pasagjerët në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” po përballen me pritje të gjata për të marrë bagazhet e tyre. Në videon e mbërritur në redaksinë e Piranjat News, dhjetëra udhëtarë shihen duke pritur prej orësh pranë shiritave të bagazheve, ndërsa situata paraqitet kaotike.

Deri më tani nuk dihen arsyet pse procesi i shpërndarjes së bagazheve nuk po funksionon normalisht dhe nuk ka një shpjegim zyrtar për vonesat. Pasagjerët shprehen të irrituar, pasi pritja e zgjatur po u shkakton shqetësime dhe vonesa të mëtejshme në udhëtimin e tyre.