Një fëmijë katërvjeçar nga Shkupi ka mbetur me lëndime të rënda pasi u godit nga një automjet “Ford Kuga” me targa zvicerane në rrugën “Hekurudhat” në Gostivar, njofton raporti i MPB-së.
Siç theksohet, automjeti drejtohej nga një 35-vjeçar nga Çegrani. Pas ndihmës së parë, fëmija u transferua në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Rasti po hetohet nga policia. (INA)





