Rama ndan pamje nga Voskopoja: Histori, natyrë dhe mikpritje në një destinacion të veçantë turistik

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin me pamje nga Voskopoja, duke promovuar një prej destinacioneve më të njohura turistike dhe kulturore të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë publikoi pamje nga kjo zonë, duke vlerësuar ndërthurjen e historisë, natyrës dhe mikpritjes që, sipas tij, e bëjnë Voskopojën një përvojë të veçantë për çdo vizitor.

“MIRËMËNGJES dhe me bukurinë e Voskopojës, ku historia, natyra dhe mikpritja ndërthuren në një përvojë të veçantë për çdo vizitor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Voskopoja mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror, e njohur për kishat shekullore, peizazhet malore dhe trashëgiminë e pasur kulturore.