Shitësi agresiv e sulmoi enigrantin në Tregun e Gostivarit, reagoi policia

Një 26-vjeçar, shtetas egjiptian me vendbanim në Gostivar, denoncoi në polici se u sulmua fizikisht nga një shitës në një tezë fruta-perimesh, ndërsa në sulm u bashkua edhe një person femër.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 2 gusht 2026 rreth orës 19:00, incidenti ndodhi në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, para një teze me fruta dhe perime, përcjell Pa Censurë.

Rasti u denoncua në Stacionin e Policisë Gostivar në orën 19:20.

Nga MPB informojnë se po merren masa për sqarimin e plotë të rastit.