Tërmet në Shqipëri

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka goditur pasditen e sotme zonën e Elbasanit, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te banorët.

Grand Kozmetik
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është ndier në disa zona përreth qytetit, ndërsa qytetarë të shumtë kanë raportuar se kanë dalë jashtë banesave pas lëkundjeve, shkruan Euronews.al, transmeton Pa Censurë.

Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa ekspertët sizmologë vlerësojnë aktivitetin e zonës pas goditjes.