Nëna me fëmijën e paralizuar i qëndron besnik protestuesve vazhdon protesten edhe pasi u be me shtepi nga Shqiptaret

Në ditën e 63-të të protestës, një nga momentet më prekëse ka qenë prania e nënës me fëmijën e paralizuar, e cila vijon të qëndrojë në shesh krah protestuesve.

Edhe pse qytetarët shqiptarë u solidarizuan me të dhe i siguruan një shtëpi, ajo ka zgjedhur të mos largohet nga protesta dhe të vazhdojë të jetë pjesë e kauzës së ngritur prej ditësh.

Prania e saj është kthyer në një simbol të qëndresës dhe përkushtimit, duke tërhequr vëmendjen e protestuesve dhe qytetarëve që ndjekin zhvillimet.

“Dita 63” e protestës vijon me pjesëmarrje në rritje, ndërsa mbështetësit shprehen se zëri i tyre do të vazhdojë të dëgjohet.