Sot, më 2 gusht, territori i Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e valës së nxehtë dhe të thatë ajrore që vjen nga jugu, përkatësisht nga Afrika.
Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të lehta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme.
Temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 30 deri në 37 gradë Celsius.
Edhe në Shkup dhe rrethinë pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 36 gradë Celsius.



