Katy Perry ngre flamurin e Kosovës në skenën e Sunny Hill, publiku shpërthen në ovacione

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival ka nisur në Bërnicë të Prishtinës, duke mbledhur mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të tjera.

Interesimi i madh për festivalin ka shkaktuar mbrëmë edhe kolona të gjata automjetesh në rrugët që çojnë drejt hapësirës së festivalit.

Kulmi i natës së parë ishte performanca e superyllit botëror Katy Perry, e cila u ngjit në skenën kryesore rreth orës 22:30 dhe dhuroi një spektakël të shoqëruar me efekte vizuale, koreografi dhe kostume me tematikë hapësinore.

Artistja amerikane u shfaq e veshur si astronaute, ndërsa akrobatët në skenë i dorëzuan flamurin e Kosovës, një moment që u prit me entuziazëm nga publiku dhe u bë një nga skenat më të komentueshme të mbrëmjes.
“Përshëndetje Prishtinë. A jeni shqiptarë, a do të festoni me mua?”, ishte përshëndetja e parë e Katy Perryt për mijëra të pranishmit, të cilët kënduan në kor hitet e saj gjatë gjithë koncertit.

Një përformancë e veçantë ishte teksa Katy Perry valvit flamurin e Kosovës, me një skenë që ku flamuri ynë shtetëror arrin në hënë.

Derisa një vajzë 10 vjeçare e quajtur Era ka realizuar ëndërren e saj duke kënduar me yllin botërore Katy Perry.

Para performancës së saj, atmosferën e ndezi këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila u prit me brohoritje nga publiku.

Festivali do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës me performanca të artistëve të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Leëis Capaldi dhe Martin Garrix.