PandeIi Majko: Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsuIIatë!

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.

Postimi i plotë:

Konsullatë serbe në Shkodër?!…
Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se sa vetë minoriteti!

Kundrejt hapjes së kosullatës serbe në Shkodër do të hapet konsullata shqiptare në Luginën e Preshevës! Krahasimi është më shumë se një ironi…!
Lugina e Preshevës është një vazhdimësi teritoriale e banuar nga shqiptarët e mbetur në sovranitetin e Serbisë!

Konsullata në Luginën e Preshevës “shmang” Kosovën! Në Shkodër, konsullata serbe ka Malin e Zi në mes!…
Për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standart! Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër!
Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë!