Aksident i rëndë në Radishan të Shkupit, motoçiklisti në gjendje kritike

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në lagjen Radishan të Shkupit, ku një motoçikletë është përplasur me një veturë.
Sipas informacioneve të para policore, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda dhe po lufton për jetën, ndërsa drejtuesi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, përcjell Pa Censurë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi hetimor, të cilët po kryejnë këqyrjen dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, njoftojnë nga MPB Shkup.

Autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.