Shkruan: Agim Vuniqi – Washington DC
Aziz Salihu eshte hero i epokes se sportit kosovar, ai tashme disa jave eshte duke bere njeren nder betejat me te veshtira te tij, luften me semundjen “Alzheimerin”.
Trauma e kokës (Boksierët): Boksierët janë në rrezik për encefalopati traumatike kronike (CTE), një sëmundje degjenerative e shkaktuar nga goditjet e përsëritura në kokë (tronditje dhe goditje nën-tronditëse). Kjo mund të çojë në simptoma të ngjashme me demencën, Alzheimerin dhe ALS-në.
Supermani i boksit kosovar, te cilin nuk arriten ta shtrinin sportistet me te fuqishem te planetit, Aziz Salihu, e dobësojë semundja, gjë që goditi shpirtërisht shumë miq të tij, por edhe shumë simpatizues të tij ane e kend globit. Por shpresojme qe vullneti i tij do ta ngadalësojë procesin. Të gjithë duhet të mirëkuptojnë gjendjen e tij dhe simpatinë që kanë pasur për te ta shtojnë, ashtuqë përpjekja ja e tij të jetë beteja jonë, dhe kete beteje do ta fitojë, së bashku me ne, me miqtë e shumtë dhe familiarët e tij.
Aziz Salihu, nje emer i njohur ne sportin e Kosoves, me i njohuri, eshte dalluar per shkathtesite luftarake, tekniken kulminante te goditjeve direkte ne seri, pastaj aperkatet ne trup, varesisht prej kundershtareve, permbi 500 meçe ne ring, shume medalje te fituara, me e dashura medalia e bronzit ne Olimpiaden e organizuar ne Los Angeles, ne SHBA, ky eshte bilansi i nje sportisti brilant.
Boksi konsiderohej sport i burrave, ku masin fuqine me te miret, sidomos ata ne kategorine super te rende, ne te cilen pjesemarresit dallohen jo vetem per peshen mbi 91 kg, por edhe per goditjet e renda rrenuese, qe gjate lufterave te ashpra ne ring ndodhte, jo rralle, qe boksieret te shtrihen ne podium, qe ne gjuhen e boksit quhet “knockout”.
Azizi kishte krijuar emer ne Svetozareve. Ne meçin e pare te tij ne Prishtine kishte perballe knockoutuesin Xhevdet Peci, ky ishte dueli i pare qe percolla ne mes te dy boksiereve te talentuar shqiptare, vigane, me vone Azizi iu bashkangjit Klubit te Boksit Prishtina, ku arriti sukseset me te medha ne karrieren e tij sportive. Meçi edhepse perfundoje baraz. Ishte nje momentum kur simpatizuesit pranuan herojin sportiv me shume dashamiresi dhe ovacione. Me vone fitoret u rreshtuan nen drejtimin e Lah Nimanit dhe Bruno Hrastinskit. Ne nje rreth me mentalitet konzervativ, modestia e Azizit nuk çmohet, as karakteristikat e nje showmani mbreslenes sipas standardeve amerikane. Ai eshte i pari qe organizoi dhe shfaqi festivale ahengu dhe sporti nen qiellin e hapur, duke rikujtuar dhe falenderuar SHBA, Naton, Erdoganin, Adem Jasharin per kontributin qe dhane ne çlirimin e Kosoves. Sipas kutit kosovar Azizi njihet jo vetëm si sportist por edhe organizator i parë i ngjarjeve të mëdha sportive në qendër të Prishtinës për të kënaqur mërgimtarët dhe publikun, ai ndihet për intervistat e shumëta dhe fliste pa dro dhe haptas kritikonte devijimet shoqerore pa hezitim.
Ai njihet edhe si njeri nder kontribuesit me te medhenje te zbutjes se dhimbjeve te debuareve, duke i ndihmuar materialisht dhe duke iu ofruar strehim gjate luftes, ai ishte veteran i clirimit te Kosoves. Rruga e tij e veshtire jetesore, e kishte lene një kohë ate dhe familjen e tij pa strehe, pa pune dhe pa te ardhura. Ne mediat kosovare ka shume keqkuptime, sepse Azizi eshte profesionalisht me i ngrituri ne Kosovë, fal grushtave te tij si shputa e luanit, beri emer dhe u respektua ane e mbane rruzullit.
Aziz Salihu me profesion nuk eshte shkrimtar, por me grushtat e tij shenoi epoken e re te Kosoves, ai rrezoi boksieret me me renome te planetit toke, duke krijuar fame dhe duke ngritur emrin e sportistit kosovar deri ne zenit. Ai nuk eshte shkrimtar, por shkruejti i pari dhe i vetmi historine e levizjes Olimpike ne Kosovë me shkronja te bronzit, ashtu sic ishte medalia e tij e fituar me 1984 ne Los Angeles.
Azizit i deshirojme sherim (ose së paku stagnim të sëmundjes, duke pasur mirëkuptim për heroin tonë të gjallë, duke shprehur dashurinë tonë për te…. Zizi te duam, sepse ti na deshe ne! @followers



