Ky është imazhi i preferuar e Arbanës

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të realizuara gjatë seteve fotografike me partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Së fundmi Osmani ka publikuar një tjetër moment të kapur nga Edi mes natyrës dhe rrezeve të diellit, duke treguar se kjo pozë është ndër të preferuarat e saj.

“Fotoja ime e preferuar nga artisti im i preferuar”, ka shkruar Arbana krah postimit ku shfaqet me një veshje verore.

Me siguri sapo të nisim pushimet, Osmani do të ndajë të tjera momente të bukura të kapura nga Edi, i cili ndodhet gjithmonë pranë saj.