Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Deçan, së bashku me kryetarin e komunës Bashkim Ramosaj, kanë pritur Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
Haradinaj shprehu mirënjohje për angazhimin e Admiral Wikoff dhe mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
Ai theksoi se liria e Kosovës u arrit së bashku me aleatët, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s, duke shtuar se anëtarësimi i menjëhershëm i Kosovës në NATO do ta përmbyllte sigurinë e rajonit.



