Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë, presidentin ukrainas, Volidymyr Zelensky dhe kryeministrin izraeli, Benjamin Netanyahun.
Tashmë në Shtëpinë e Bardhë ka arritur Zelensky, derisa ai është pritur nga Trumpi.
Takimi mes tyre ka nisur, kurse më pas, Trumpi do të presë në takim edhe Netanyahun.
Sipas BBC-së, të dy këto takime do të jenë të ndara, ndërkaq ato janë të mbyllura për mediat.



