Agron TuFA
Stalinizmi enverist i ka hipnotizuar përjetësisht gjeneratat e elitave që prodhoi, duke i zombifikuar me edukimin propagandistik të Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Dijet shekullore, të Vërtetat shkencore, faktet dhe analiza e gjykimit të kthjellët nuk u bëjnë derman të zombifikuarve të komunizmit. Krejt imagjinata dhe përfytyrimi i tyre përmblidhet në një copë pezhizhkë të ngecur në një cep të pluhurosur nevojtorjeje të Historisë.
Shembull më i fundit i këtij zombifikini ishte dje me Kryeministrin. Krahasimi me ballistin që vjedh pulat nga koteci, flet dukshëm për praninë e thellë të Kinostudios “Shqipëria e Re” në trurin e tij, që është peng i asaj pezhishke të pluhurosur nevojtoreje fshati, në cergën e të cilës është reduktuar Historia. Në fakt, personalisht, Edi Rama e njeh mirë këtë kllapi popullore, prandaj e shfrytëzon, bën apel me këtë krahasim, për ta bërë grusht rreth vetes këtë trashëgimi zombish.
Kur flas për gjeneratat e elitave, ç’mbet të thuhet për masën!?
* Status facebook’u i zotit Agron Tufa



