Zelensky dhe Netanyahu do të takohen veçmas me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohen veçmas me presidentin e ShBA-së, Donald Trump sot në Uashington DC.

Sipas BBC-së, udhëheqësit janë në qytet për të marrë pjesë në funeralin e senatorit republikan Lindsey Graham, i cili ishte një mbështetës i fortë i të dy vendeve para vdekjes së tij në fillim të këtij muaji, transmeton Klankosova.tv.

Përpara shërbimit kryesor të funeralit, Zelensky dhe Netanyahu do të ndalen secili në Shtëpinë e Bardhë për të takuar presidentin.

I pari do të jetë Zelensky, derisa pas tij do të jetë Netanyahu.