Për ta kaluar kufirin në “Bogorodicë” pritet 15 min

Komunikacioni në rrugët e vendit sot në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve është i matur.

LAMM informon se frekuentim të shtuar të automjeteve ka në VK Bogorodicë, ku koha e pritjes është rreth 15 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjara për hyrje dhe dalje nga vendi.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët të cilat kalojnë nëpër gryka malore, lugina lumenjsh, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht u referohet akseve Katlanovë – Vels, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. përcjell Zhurnal.mk .