Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme në Kosovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, bëri të ditur se kandidate për kryetare të Kuvendit nga LVV-ja do të jetë Albulena Haxhiu. Ai tha se për këtë do të vendoset në mbledhjen e Kryesisë së LVV-së.
“Unë mendoj se kryetaren e Kuvendit tashmë e kemi vendosur. Ajo është zonja Haxhiu dhe, me sa më merr mendja, ky do të jetë i njëjti propozim.”, tha Kojnufca.



