Pas sulmit fizik ndaj të dashurës shtetasin slloven është arrestuar kurse më pastaj I është caktuara edhe masa ligjore e paraburgimit 8-ditësh.
Personi me iniciale K.G. (28), shtetas i Sllovenisë, është arrestuar herët në mëngjes, para një kazinoje në Ohër, pas paraqitjes paraprake në Policinë e Ohrit, për sjellje të dhunshme.
Dje në mëngjes, rreth orës 06:30, nga policët e Sektorit për Punë të Brenndshme (SPB) Ohër është arrestuar personi me iniciale K.G. (28), shtetas i Sllovenisë. Ngjarje e pakëndshme ka ndodhur para një kazinoje në rrugën “Abas Emin” në Ohër. Policia pas denoncimit menjëherë është nisur për në apartamentin ku po qëndronin në Ohër, për shkak se, ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij 21-vjeçare.
Gjykata Themelore e Ohrit i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh dhe i dyhurai menjëherë është dërguar në Burgun e Ohrit për të vuajtur masën, thuhet në njoftimin e SPB-së Ohër.
Lajme E rrahu të dashurën, policia e arreston shtetesin slloven



