Nga 1 gushti shtrenjtohet ngrohja qendrore në Shkup, faturat rriten për rreth 140 denarë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që çmimi i ngrohjes për konsumatorët e EMV-së të rritet mesatarisht me 5,96%, duke e rritur faturën mesatare mujore për rreth 140 denarë (nga 2.353 në 2.493 denarë), përcjell TV21. Për konsumatorët që furnizohen përmes ish-Ngrohtores “Shkup Veri”, tani kompania Energy Ecolink, çmimi do të rritet mesatarisht me 3,6 për qind, ndërsa për shfrytëzuesit e ESM Energjetika shtrenjtimi do të jetë rreth 5 për qind. Sipas KRRE-së, vendimi është marrë pas analizave ekonomike dhe teknike, ndërsa gjatë sezonit të kaluar sistemit të ngrohjes i janë bashkuar 1.521 konsumatorë të rinj.