Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht, proceset do të jenë në formën e stuhive afatshkurtra të shoqëruara me erëra të forta (mbi 60 kilometra në orë), shkarkime elektrike dhe breshër të izoluar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 35 gradë.
Në Shkup, moti pritet të jetë kryesisht me vranësira me shi. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me erëra të forta, bubullima dhe kushte për shfaqjen e breshrit.
Temperatura minimale do të bjerë në 15, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.
Maqedoni Moti sot në Maqedoninë e Veriut





