Një dron ukrainas ka arritur që direkt të godasë rafinerinë ruse të naftës Tyumen

Ky sulm konsiderohet si një sulm thellë brenda territorit të Rusisë, duke arritur të depërtojë në një thellësi prej 2,000 kilometrash

Pamjet amatore shfaqin momentin kur droni bën një goditje direkte në rafinerinë e Tyumenit në perëndim të Siberisë.

Kjo rafineri ruse e naftës është një nga më të mëdhatë në Rusi dhe mund të përpunojë deri në 8 milionë tonë naftë në vit.

Ukrainasit kanë intensifikuar sulmet mbi rafineritë e naftës ruse dhe kjo ka bërë që autoritetet ruse të ndalin prodhimin e naftës e cila përdoret në masë të madhe për makinerinë e dërguar në Ukrainë për të kryer sulme mbi civilët.