𝟏𝟓 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐫ë𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐄𝐧𝐯𝐞𝐫 𝐙𝐲𝐦𝐛𝐞𝐫𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐢 𝐪ë 𝐮 𝐛ë 𝐇𝐞𝐫𝐨 𝐢 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

Sot shënohen 15 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), i cili do të mbetej një nga momentet më të rëndësishme në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri të vendit.

Mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011, pjesëtarët e ROSU-së u nisën drejt pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, me qëllim marrjen nën kontroll të tyre dhe vendosjen e rendit institucional në këto pika kufitare.

Por aksioni u përball me rezistencë nga strukturat ilegale serbe në veri. Gjatë përleshjeve, polici i Njësisë Speciale, Enver Zymberi, u qëllua për vdekje, duke rënë në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit dhe ligjit në territorin e Republikës së Kosovës.

Rënia e tij u kthye në simbol të përkushtimit dhe sakrificës për shtetin e Kosovës. Për trimërinë e treguar, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e dekoroi Enver Zymberin me titullin “Hero i Kosovës”.