Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të euros, qytetarët mund të votojnë për dizajnin e preferuar

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka prezantuar 10 modelet e përzgjedhura për serinë e ardhshme të kartëmonedhave euro, në kuadër të ridizajnimit të parë të madh që nga futja e tyre në vitin 2002, përcjell TV21.
Modelet janë ndarë në dy tema: “Kultura Evropiane”, me figura si Marie Curie, Ludwig van Beethoven dhe Leonardo da Vinci, si dhe “Lumenjtë dhe Zogjtë”, që vë në pah ekosistemet natyrore të Evropës dhe institucionet evropiane.

BQE pritet të zgjedhë dizajnin përfundimtar deri në fund të vitit 2026, ndërsa deri më 21 shtator 2026 qytetarët në të gjithë Evropën mund të japin mendimin e tyre duke marrë pjesë në sondazhin online.