Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe zbatimi i vazhdueshëm i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
Shasivari theksoi se respektimi i këtij ligji është obligim ligjor dhe garanci për sundimin e së drejtës, sigurinë juridike dhe trajtimin e barabartë të çdo qytetari para institucioneve.
Ai nënvizoi se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për forcimin e mekanizmave që sigurojnë zbatimin e plotë të dispozitave ligjore dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore. (INA)
Sipas ministrit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës do të intensifikohet koordinimi institucional, me synim që Ligji për Përdorimin e Gjuhëve të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe efikase në të gjitha institucionet shtetërore.



