Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në konferencën e sotme për shtyp tha se Presidenca vlerëson se nuk ka nevojë për shpalljen të sërishme të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Presidenti i shtetit mundet edhe pa kërkesë të Qeverisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Qeveria këtë herë nuk kandorëzuar kërkesë të re. Vlerësoj se në këtë moment nuk ka nevojë të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme”, tha mes tjerash Pendarovski.