Zyrtare: “Dhëndri i Kosovës’ transferohet te Barcelona për 27 mln euro

Karim Adeyemi eshte prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Barcelones, me sulmuesin gjerman që ka firmosur nje kontrate pesevjeçare me klubin katalanas.
Në konferencën e parë për shtyp, ai pranoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të merrte një telefonate nga?Barça dhe zbuloi se trajneri Hansi Flick ishte faktori kryesor që e bindi të pranonte transferimin.
“Kur mora vesh per interesimin e Barcelones, nuk e besoja dot. Sezoni im i kaluar nuk ishte më i miri dhe jam shumë mirenjohës. Flick më tha: ‘Dua që të vish, por duhet të japesh gjithçka. Pikerisht kete dua të bëj”, deklaroi Adeyemi.
Sulmuesi german shtoi se nuk iu desh shumë kohë për të marrë vendimin, duke e cilësuar Barcelonen si klubin m të madh në botë. Ai theksoi se besimi që i transmetoi Flick ishte vendimtar dhe u shpreh i gatshëm të luajë në
çdo rol të repartit ofensiv.
“Flick shtë arsyeja kryesore pse jam këtu. Ai më
shpjegoi çfarë pret nga unë dhe unë vij per të ndihmuar
ekipin të arrije objektivat. Më pyeti nëse isha gati per ketë hap të madh dhe unë i thashë ‘po'”, u shpreh 24-vjeçari.
Adeyemi foli edhe per idhujt e tij, duke veçuar Lionel Messin dhe Ronaldinhon. Ai refuzoi t krahasonte Lamine Yamalin me Messin, duke theksuar se çdo futbollist duhet të krijoje historinë e vet.
“Shpresoj q Lamine të mos mërzitet, por askush nuk
mund të jetë si Messi. Çdo lojtar duhet te ndjeke rrugën e?tij. Sigurisht që Lamine mund ta fitojë një ditë Topin e Artë”, tha ai.
Në fund, Adeyemi vleresoi atmosferën në skuader dhe
faktin q Barcelona ka shumë kampionë bote në organike. Ai zbuloi gjithashtu se një nga synimet e tij të para jashtë fushes do te jete të mësoje gjuhën spanjolle për t’u pershtatur sa më shpejt me jetën në Katalunjë.