Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në pikën kufitare “Tabanoc” janë sekuestruar 348 gramë bizhuteri ari, me vlerë rreth 1.3 milionë denarë, gjatë një tentative të dyshuar për kontrabandë, përcjell TV21. Sipas njoftimit, ari u zbulua gjatë kontrollit të një automjeti me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Belgjikë. Në çantën e bashkëudhëtares u gjetën 26 copë bizhuteri ari.
Dogana bëri të ditur se ndaj gruas është paraqitur kallëzim penal për veprën penale “kontrabandë”. Institucioni shton se që nga fillimi i vitit janë zbuluar 13 raste të kontrabandës së arit, ndërsa janë sekuestruar mbi 2.5 kilogramë bizhuteri dhe monedha ari.
“Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti me të cilin udhëtonte një çift bashkëshortësh, shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Belgjikë. Në çantën e bashkëudhëtares u gjetën 26 copë bizhuteri ari”, thuhet në njoftimin e Doganës.



