Trumpi zotohet të “merret” me Houthit nëse grupi bllokon anijet saudite

President Donald Trump speaks to reporters aboard Air Force One as he travels from Tokyo, Japan, to South Korea, Wednesday, Oct. 29, 2025. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se do të “veprojë me vendosmëri” nëse rebelët Houthi vendosin një bllokadë në Detin e Kuq.

Trumpi e ka bërë këtë deklaratë të martën, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun.

Trumpi gjithashtu ka thënë se Izraeli “po i tërheq” trupat e tij nga Libani, duke shtuar se të dyja vendet “shkojnë shumë mirë” me njëra-tjetrën.

Aoun është takuar me Trumpin të martën në përpjekje për të siguruar qetësi afatgjatë, pas muajsh konflikti në vend midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani.

Takimi i parë ndonjëherë i Joseph Aoun-it me homologun e tij amerikan zhvillohet ndërsa Libani dhe Izraeli po zhvillojnë bisedime të rralla të drejtpërdrejta me ndërmjetësimin e Uashingtonit.

Kjo është vizita e parë e një presidenti libanez në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 2009.