Stuhia e fuqishme ‘trazon’ Ujmanin

Stuhia e fuqishme që ra sot mbi Kosovë, ka trazuar edhe Liqenin e Ujmanit.

Nga video e publikuar shihet se pos dukshmërisë së ulët në atë zonë, ka edhe valë të shpeshta të krijuar mbi ujë.

Situata e krijuar pas motit të ashpër ka shkaktuar dëme të mëdha në disa vende të Kosovës.